Sporti

Ronaldo i ka ditët e numëruara në Juventus!

06/10/2020 18:12
nga:M K

Sipas të gjitha gjasave po kalon ditët e fundit në Serie A dhe me Juventusin.

Kështu të paktën konfirmon “Radio Rossonera”, që shton se portugezi do ta pres përfundimin e këtij edicioni për t’u larguar, përcjell GazetaBlic.

Arsyeja nuk dihet, por këto deklarime janë në vazhdën e spekulimeve që filluan muajin e kaluar.

Ronaldo ka regjistruar 53 gola në 75 paraqitje me kampionin aktual italian, por se atmosfera në skuadër thuhet të ketë qenë jo në nivelin e duhur për shkak të trajtimit prej princi nga udhëheqësia e klubit, që duket se ka irrituar lojtarët tjerë.

Gjithsesi, kjo mund të ndryshojë në rast të ndonjë suksesi të Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët janë mposhtur nga Lyoni në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt, kurse me t’u kthyer pjesa tjetër e edicionit, do të synojnë “Rimontan”.

/GazetaBlic/

08/07/2020 23:20

Ronaldo nuk do të jetë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas plotë 10 vjetësh