Sporti

Ronaldo, futbollisti i parë miliarder në botë

06/05/2020 12:25
nga:M K

Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder në botë.

Ai u është bashkuar yjeve si Tiger Woods e Floyd Mayweather, në listën e sportistëve miliarderë, përcjell GazetaBlic.

35-vjeçari, i cili u emërua futbollisti më i paguar në planet në vitin 2020, nga Forbes, është gjithashtu atleti me fitimet më të larta pasi arkëtoi afro dy milionë euro vetëm përmes Instagramit këtë vit.

Portugezi regjistroi gjithsej 105 milionë dollarë për vitin 2020, ku përfshiheshin 45 milionë nga Nike, Altice, Herbalife dhe marka e tij CR7, dhe bëri 1 milion dollarë më shumë sesa Messi, i cili fitoi 32 milionë dollarë nga reklamat e ndryshme dhe 72 milion dollarë nga paga dhe bonuset.

Roger Federer, fitues i 20-të çmimeve Grand Slam në tenis, mori vendin e parë në listën më të fundit të Forbes, me një fitim vjetor prej 106.3 milionë dollarë.

/GazetaBlic/

08/07/2020 23:20

Ronaldo nuk do të jetë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas plotë 10 vjetësh