John Barnes, një ish reprezentues anglez, kritikoi nënshkrimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United.
Ish sulmuesi i Liverpool-it dhe Newcastle-it, aktualisht 57-vjeçar, konsideroi se ardhja e portugezit ishte arsyeja kryesore për paraqitjen e dobët të sulmuesit anglez Jadon Sancho, i cili nënshkroi në afatin e fundit te Dortmundi, duke pasur parasysh se ai është bërë një lojtar dytësor.
“Sanchos iu tha se ai ishte e ardhmja, por tani ai është një lojtar i vogël. Transferimi i tij nuk ishte domosdoshmërisht një gabim, por ndoshta i Ronaldos…. Sa lojtarë kryesorë dëshironi? Bilanci i Manchester United nuk është i mirë”, ka nisur duke theksuar Barnes, në një intervistë për BonusCodeBets, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai u nënshkrua për 80 milionë euro për të qenë një nga lojtarët kryesorë të sulmit dhe tani është në pankinë. Si mund të shohim më shumë prej tij? Nuk ndihem mirë me të, dhe nga njëra anë nuk ndihem mirë as me Rashfordin dhe Greenwood-in. Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes dominojnë plotësisht manovrën sulmuese të skuadrës”, përfundoi ai.
Deri më tani, Jadon Sancho ka luajtur në 12 ndeshje për djajtë e kuq në të gjitha kompeticionet, pesë si titullar dhe ende nuk ka shënuar gol apo asistim.
/GazetaBlic Sport/


