Sporti

“Ronaldo e meritoi Topin e Artë para Messit, do ta kishte fituar nëse do të ishte në Madrid”

12/17/2019 08:53
nga:M K

As nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit për “Topin e Artë”.

Fjala është për Cristiano Ronaldon, i cili me kalimin në Juventus, duket se e ka humbur atë famën dhe privilegjin që e kishte sa ishte pjesë e Real Madridit, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka deklaruar edhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, që ka thënë se bashkëkombasi dhe klienti do ta fitonte atë çmim sikur të ishte pjesë e galaktikëve.

“Ishte e padrejtë. Cristiano Ronaldo do ta kishte fituar ‘Topin e Artë’ nëse do të ishte në Real Madrid”, u shpreh Mendes.

“Është e padrejtë që Messi e fitoi. Ronaldo madje e ka fituar edhe UEFA Nations League, por jeta është kështu”.

“Vitin e ardhshëm, ai do të arrijë rekordin e 110 golave me Portugalinë dhe do ta fitojë Topin e Artë. Ai është kampion, e di çfarë të bëjë për ta fituar atë në vitin 2020”, ka thënë Mendes.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?