Sporti

Ronaldo e ftoi në darkë, vjen përgjigjia e Messit

09/12/2019 14:03
nga:M K

Lionel Messi ka dhënë një intervistë për mediat katalunase, “Sport”.

Fituesi i pesëfishtë ka folur për shumë çështje, derisa hasi edhe në një pyetje interesante, shkruan GazetaBlic.

Ai u pyet lidhur me darkën e përmendur nga Cristiano Ronaldo në ceremoninë e shpërndarjes së çmimit si futbollisti i vitit, çmim këtë që e fitoi Virgil Van Dijk.

Gjatë një deklarate, ylli i Juventusit pati thënë se do të dëshironte të kalonte një darkë të përbashkët me Messin, derisa ka ardhur edhe përgjigjia e këtij të fundit.

“Nuk kam asnjë problem me Ronaldon. Gjithmonë kam thënë se nuk kam asnjë problem me të, vetëm se nuk kemi qenë kurrë shokë sepse asnjëherë nuk e kemi ndarë një zhveshtore”, vazhdoi ai.

“Takohemi vetëm gjatë ceremonive dhe në pak ndeshje. Nuk e di nëse do të ndodhë darka që e ka përmendur sepse jetojmë larg nga njëri tjetri dhe kemi angazhime, por nëse po, nuk kam asnjë problem të shkoj”, theksoi 32 vjeçari.

/GazetaBlic/

11/11/2019 20:02

Messi merr vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij – Barcelona në ankth