Sporti

”Ronaldo dhe Messi mund t’i bashkohen Neymarit te PSG”

08/20/2020 22:15
nga:M K

Ndoshta në parim duket e pabesueshme, por askush nuk mund ta mohoj faktin se mund të ndodhë njëmend.

Fjala është për bashkimin e “treshes” fenomenale, Messi, Ronaldo e Neymar, përcjell GazetaBlic.

Këto spekulime i hodhi sot agjenti i brazilianit, Wagner Ribeiro, që në një prononcim për portalin “Placar” komentoi zërat e klientit të tij për rikthim në Camp Nou, teksa me një buzëqeshje shtoi se më shumë ka gjasa që Messi të zbarkojë në Paris sesa Neymar të rikthehet në Kataloni.

“Ai është i lumtur dhe unë mendoj se do të qëndrojë në PSG të paktën edhe dy vite. Sot, pa asnjë dyshim, është më e lehtë për Messin të shkojë në PSG sesa Neymar të kthehet në Barcelonë.

Messi dhe Cristiano Ronaldo. Unë jam serioz: ju nuk mund të dyshoni në forcën ekonomike të Katarit”, tha ndër të tjera Ribeiro.

/GazetaBlic/

12/01/2020 13:39

Zyrtare: Barcelona shpalos listën e futbollistëve të ftuar për duelin ndaj Ferencvaros, mungojnë tre yje