Juventus dhe Inter do të dalin në mejdan përballë njëri-tjetrit, pikërisht në sezonin kur të dyjat kërkojnë titullin.
Kuptohet, Zonja e Vjetër që tash e tetë vite e thotë fjalën kryesore në Apenine, pas një kohe të gjatë, konkurrent do ta ketë ekipin zikaltër nga qyteti i modës, që për ironi udhëhiqet nga një juventin i flaktë, Antonio Conte, shkruan GazetaBlic.
Ka qenë Cristiano Ronaldo, që në një prononcim për Sky Sport Italia ka deklaruar se “Derby d’Italia” është po aq i zjarrtë sa “El Clasico”, derbi të cilin portugezi e kishte shijuar për nëntë vite, sa ishte pjesë e Real Madridit.
“Është nga ato ndeshje që doni të jenë prezentë gjithsesi. Mund të them me plotë gojë se derbi me Interin është po aq i zjarrtë sa Real Madrid – Barcelona. Do të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, ku ne do të tentojmë që të bëjmë më të mirën. Dulet me Interin, Lazion apo Milanin, janë të atij lloji që nuk dëshiron asnjë futbollist t’i humb”, tha ndër të tjera ai.
/GazetaBlic/