Sporti

Ronaldinho: Messi nuk është më i miri në histori

12/13/2019 17:12
nga:M K

Ronaldinho Gaucho mbështet Lionel Messin duke e konsideruar si “më të mirin e kohës së tij”.

Braziliani ishte i pranishëm në Meksikë, duke thënë se Lionel Messi nuk duhet konsideruar si më i miri në histori.

“Jam i lumtur për Messin që fitoi ‘Topin e Artë’, është miku im. Përtej kësaj, është një emblemë e Barcelonës. Pavarësisht, nuk më pëlqejnë krahasimet, sepse është e vështirë të thuash kush është më i miri në histori.

Më herët kanë qenë edhe Diego Maradona, Pele apo Ronaldo. Nuk mund të them se Messi është lojtari më i mirë ndonjëherë, thjesht është më i miri në epokën e tij”, deklaroi Ronaldinho, i cili do të luajë në disa miqësore kundër ish-futbollistëve në ligën meksikane.

08/05/2020 16:20

Messi me fjalë të jashtëzakonshme pas pensionimit të Casillas