Sporti

Ronald Araujo vendimtar tek Barcelona, por i pakënaqur me pagën e tij

12/25/2021 23:17
nga:Mergim Rreci

Ronald Araujo është bërë muajt e fundit një lojtar kyç në Barcelonë.

Si me Ronald Koeman ashtu edhe tani, me Xavi Hernández në stol, qendërmbrojtësi uruguaian ka qenë i qëndrueshëm në formacionin e katalanasve.

Ronald Araújo ka një nga pagat më të ulëta në skuadër dhe kërkon një rritje të konsiderueshme për të zgjatur kontratën e tij atje 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Samuel Umtiti, Clement Lenglet apo Gerard Pique kanë një listë pagese pakrahasueshme më të lartë dhe uruguaiani kërkon që të njihet performanca e tyre në fushë.

Sipas Sport, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë shumë të vëmendshëm ndaj situatës dhe nëse uruguaiani nuk rinovon, ata mund të përpiqen ta nënshkruajnë verën e ardhshme.

/GazetaBlic Sport/