Showtime

Rona Nishliu publikon edhe një videoklip me këtë këngë të vjetër shqipe

05/16/2019 20:34
nga:Natyra

Pas publikimit të albumit të saj më të ri “Mindili” dy javë më parë, këngëtarja e famshme kosovare Rona Nishliu, ka sjellë edhe një këngë.

E shoqëruar me videoklip, kënga është sjellë në versionin e Nishliut, megjithatë të gjithë e kemi dëgjuar këtë këngë me dhjetëra herë.

Bëhet fjalë për këngën “Me lule t’bukra” e cila shumë vjet më parë, ishte kënduar nga e madhja Vace Zela.

Këngëtarja ka sjellë një klip me një koncept tejet kontemporan, duke mos u larguar aspak nga stili i saj ndërsa shfaqet e veshur në një fustan të kuq e që është kreacion i dizajneres Flutura Dedinja.

Rona Nishliu po ashtu po pret të bëhet nënë për herë të parë, ngase në promovimin e albumit të saj, rrëfeu se është disa muajshe shtatzënë.

08/24/2019 13:45

FBK-ja e konfirmon: Mulaomerovic s’do të jetë më trajner i Kosovës