Sporti

Roma “zhytet” në borgj, shkak koronavirusi

05/15/2020 21:35
nga:M K

Të drejtat televizive, mosshitja e biletave, fanellave e të ardhurat tjera nga stadiumi dhe dyqanet zyrtare të klubit, kanë demoluar financiat e klubit romak.

Kështu bënë të ditur “Tuttomercato”, e cila konfirmon se gjallorosët kanë regjistruar borgjin e tanishëm prej 278.5 milionë euro, përcjell GazetaBlic.

Kjo ka detyruar udhëheqësinë që të kërkojë takim bashkë me aksionarët për datën 26 Qershor.

57.9 milionë euro i janë shtuar faturës së borgjit, që nga fillimi i edicionit 2019/2020 e deri më 31 Mars, kur futbolli veçse ishte ndalur për shkak të koronavirusit.

Roma është përballur me vështirësi të shumta financiare viteve të fundit, gjë e cila e ka detyruar të ndryshojë shpeshherë edhe kryesi.

/GazeatBlic/

08/06/2020 18:38

Gjithçka gati për duelin e ditës, Sevilla – Roma | Mësoni edhe 11-shet startuese