Sporti

Roma tenton t’ia vazhdojë kontratën të shumëkërkuarit nga Real Madridi

01/11/2019 15:57
nga:M K

Roma vazhdon të jetë njëra prej skuadrave më aktive në tregun e transferimeve.

Gjallorosët viteve të fundit janë shumë të interesuar në blerjen e talentëve të rinj, shkruan GazetaBlic.

Por kuptohet se ndonjërin prej tyre dëshirojnë edhe ta mbajnë më gjatë për shkak të kapaciteteve dhe moshës, si faktor kyq në këtë drejtim.

Njëri prej tyre është edhe Nicolo Zaniolo, i cili momentalisht gjendet nën radarin e Real Madridit.

Kampionët aktual evropian janë shumë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e tij, mirëpo kryeqytetasit romak nuk dëshirojnë që ta lëshojnë nga duart.

Ata po mendohen që t’i ofrojnë rinovim të kontratës edhe për një sezon tjetër, pra deri më 2024, duke e paguar mbi 1 milion euro plus bonuset.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse ‘los merengues’ do të jenë të gatshëm që t’ia paguajnë klauzolën futbollistit.

/GazetaBlic/

01/16/2019 11:56

Elkos oferton kompanitë për uniforma të punëtorëve!