Sporti

Roma ofron 40 milionë euro plus El Sharawyn për yllin e Fiorentinës

07/26/2018 18:38
nga:M K

Roma ka qenë shumë aktive në këtë merkato. Me shitjen e Allisonit, klubi romak ka përfituar plot 72.5 milionë euro.

Tani ka filluar të mendojë të përforcohet, sidomos në repartin ofanziv, shkruan GazetaBlic.

Ajo ishte e interesuar tejmase për lojtarin e Bordeaux, Malcolm, i cili krejt në fund “tradhëtoi” kryeqytetasit duke kaluar në rradhët e Barcelonës. Mirëpo “gjallorosët” tani kanë hyrë fuqishëm në merkato dhe nuk po mendojnë shumë për këtë dështim të transferimit.

Synimi i tyre i rradhës është Chiesa i Fiorentinës, për të cilin klubi “verdhë e kuq” ka ofruar El Sharawyn plus 40 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse “violat” do t’a pranojnë këtë ofertë.

/GazetaBlic/

11/10/2019 13:24

“Bardhë e zinjtë” e dëshirojnë me çdo kusht, Juventusi me ofertë të re për Zaniolon!