Sporti

Roma me ofertën e parë për Moise Kean, marrëveshja afër

05/22/2020 09:07
nga:M K

Roma po kërkon me çdo kusht transferimin e talentit Moise Kean.

Ish-anëtari i Juventusit që kaloi në Everton për 27 milionë euro, nuk arriti të ambientohet në Angli dhe duket se kërkon rikthimin në Apenine, përcjell GazetaBlic.

Sipas mediave ndërkombëtare të sportit, gjallorosët veçse kanë dërguar ofertën e parë drejt skuadrës së kaltër nga “Merseyside”.

Çmimi është 2 milionë euro për huazimin një vjeçar, plus 22 milionë euro të tjera në fund të sezonit për transferim të plotë.

Agjenti i italianit, Mino Raiola është shprehur i gatshëm për një kalim të klientit të tij, teksa edhe futbollisti pëlqen një bashkim me shokun e ngushtë, Zaniolon.

Ka mbetur për t’u definuar vetëm përgjigja e Evertonit, e që sipas të gjitha gjasave do të jetë pozitive.

/GazetaBlic/

08/06/2020 18:38

Gjithçka gati për duelin e ditës, Sevilla – Roma | Mësoni edhe 11-shet startuese