Sporti

Roma me ofertë zyrtare për Januzajn

01/24/2020 13:10
nga:M K

Roma është e interesuar për t’i siguruar shërbimet e futbollistit belg me prejardhje kosovare, Adnan Januzajt.

Njeriu që refuzoi Kosovën nuk po kalon momente të mira në karrierë që pas largimit nga Manchester United, andaj largimi shihet si opsioni më i mirë, shkruan GazetaBlic.

Gjithnjë sipas mediave italiane, gjallorosët tashmë kanë dërguar ofertë zyrtare për anësorin e Sociedadit, me formulën e huazimit deri në fund të edicionit me mundësi blerjeje prej 12 milionë euro.

Megjithatë, duket se klubi spanjoll fillimisht kërkon 800 mijë euro për ta liruar lojtarin në huazim, e pastaj t’i diskutojnë kushtet e transferimit.

Skuadra romake synon që këtë sezon të përfundojë në vendin e katërt, derisa ka filluar të mendojë për krahun e majtë, aty ku një herë shihej si opsion Suso i Milanit, por që nuk ka pasur lëvizje konkrete në shkëmbimin Suso-Under.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të mini-afatit kalimtar dimëror.

/GazetaBlic/