Sporti

Roma e Napoli në garë për Belottin

03/19/2020 23:45
nga:M K

Është një nga sulmuesit më të mirë në Itali dhe jo vetëm.

Anëtari i Torinos, Andrea Belotti vazhdon të kërkohet nga shumica e klubeve italiane, përcjell GazetaBlic.

Edhe pse vitin e kaluar, kërkesat për të ishin më të mëdha, presidenti i klubit torinez kërkonte afro 100 milionë euro, andaj edhe ekipet tjera hezituan të shpenzojnë aq, duke e lënë përfaqësuesin italian te klubi nga qyteti industrial.

Ndërkaq, ka qenë vet lojtari që ka pranuar se fundi i aventurës në Torino është duke ardhur, pas plotë pesë viteve të kaluara aty.

Roma dhe Napoli duket të jenë skuadrat më të interesuara për 26 vjeçarin, që ka realizuar 15 gola në 31 paraqitje këtë sezon.

Belotti ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për ekipet jashtë Italisë, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat merkaton e verës, e cila pritet të jetë goxha e nxehtë sa i përket tregut të transferimeve.

/GazetaBlic/

08/01/2020 17:50

Gushti i pazakontë, muaji i “çmendur” i futbollit