Sporti

Roma dhe Tottenham në bisedime për Alderweireld

07/21/2019 21:50
nga:Ideal

Toby Alderweireld ka pohuar se ai është tërësisht i fokusuar në Tottenham Hotspur, edhe nëse vjen ndonjë ofertë serioze nga Roma.

Calciomercato.com raportoi se Roma dhe Tottenhami janë afër të vendosin për mbrojtësin belg, pasi Giallorossi dukej që më në fund të përfundonte një marrëveshje për Alderweireld, përcjellë GazetaBlic.

Megjithatë, mbrojtësi ka udhëtuar me ekipin Spurs në Lindjen e Largët për “Champions Cup” dhe fituan takimin ndaj Juventusit në 3:2.

“Unë vetëm dua të them se jam tërësisht i fokusuar në Tottenham,” tha 30-vjeçari pas ndeshjes.

“Gjërat ndodhin shumë shpejt në futboll, por mund të them se jam tërësisht i fokusuar te Spurs.

“Unë jam duke punuar për të qenë gati për sezonin e ri,” tha ai.

/GazetaBlic/