Sporti

Roma, Atalanta apo Milan për vendin e katërt në Serie A? Kë favorizon orari?

01/21/2020 16:03
nga:M K

Tre vendet e para në Serie A duket se tashmë janë të rezervuara.

Juventus, Inter dhe Lazio kanë krijuar një diferencë me skuadrat e tjera, derisa duke u bazuar në faktin se tashmë kemi hyrë në pjesën e dytë të kampionatit, vështirë se besueshme se ndonjëra nga skuadrat e lartëcekura do ta lëshojë fronin, shkruan GazetaBlic.

Interesant do të jetë lufta për vendin e katërt në Apenine. Momentalisht aty pozicionohet Roma, me 38 pikë, tre më shumë se Atalanta, duke mos harruar as Milanin, që me tre fitore dhe një barazim në vitin 2020 duket se po i mban gjallë shpresat, kuptohet sa i përket matematikës, pasi realisht është pak vështirë e arritshme, por jo e pamundur.

Duke u bazuar në orarin e ndeshjeve, atëherë mund edhe të presim ndonjë befasi eventuale, ani pse Atalanta ka një orar pak më të përshtatshëm se Milani, por jo edhe më të mirë se Roma. Shto këtu faktin se në tre xhirot e fundit, do të luajë përballë Interit e Milanit.

Në anën tjetër, Roma ka një orar goxha të favorshëm, pasi ndeshjet me skuadrat e forta i ka larg jo afër njëra-tjetrës, e që i jep përparësi të madhe në këtë aspekt.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund, ndërsa më poshtë i gjeni ndeshjet e mbetura për të trija skuadrat, Romën, Atalantën dhe Milanin.

Roma:

Atalanta:

Milan:

/GazetaBlic/

03/10/2020 10:38

Formacionet e mundshme: Valencia – Atalanta