Lajme

Rohde për shpërthimin në Ibër: Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare

11/30/2024 08:12
nga:Sh R

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Rohde përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky sulm prek të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën.

“Bëjmë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare.” – ka shkruar Rohde.

Për sulmin që ndodhi të premten në Zubin Potok kanë reaguar autoritetet e Kosovës dhe ambasadorët e QUINT-it.