Sporti

Rodrygo mund të jetë pasuesi i Salah tek Liverpool

10/25/2023 18:35
nga:Mergim Rreci

Te Liverpooli i kanë të qarta idetë në lidhje me pasardhësin e Momo Salah. Ylli egjiptian mund të largohet në fundin e sezonit. Sulmuesi mori një ofertë faraonike nga Arabia Saudite në ditët e fundit të merkatos.

Drejtuesit e The Reds dhe trajneri Jurgen Klopp bllokuan shitjen e tij, të paktën edhe për një sezon. Vera e ardhshme mund të sjellë përfundimin e aventurës së 31-vjeçarit në “Anfield”.

Stadium ku Salah luan prej vitit 2016, kur u transferua nga verdhekuqtë e Romës për 42 mln euro. Nëse ndodh, atëherë Liverpooli do të hidhej në sulm për Rodrygon e Realit të Madridit.

Klopp është një fans i madh i sulmuesit brazilian, i cili pritet ta mbyllë me “Los Blancos” nëse në “Santiago Bernabeu” zbarkon francezi Kylian Mbappe.

Në kushte të tilla, drejtuesit e klubit historik anglez do të tentojnë të përfitojnë për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit, një “xhol” në repartin ofensiv.