Sporti

Rodrigo drejt Atletico Madridit, Correa afër Milanit

08/13/2019 21:48
nga:M K

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo është shumë pranë transferimit në Atletico Madrid.

Spanjolli ka refuzuar të trajnohet me klubin e tij, duke kërkuar largimin sa me shpejt që të jetë e mundur.

Dy klubet janë duke biseduar lidhur me fatin e futbollistit dhe marrëveshja mund të arrihet brenda javës.

Nëse ndodh transferimi, atëherë Correa mund të largohet dhe të veshë fanellën e Milanit.

Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fund të afatit kalimtar në shumicën e kampionateve elitare, kurse mbetet të shihet se cila do t’ia arrijë që ta merr primatin si skuadra më e përforcuar.

08/20/2019 22:20

Goli i çmendur që as nuk u nominua për çmimin “Puskas”