Mesfushori i Spanjës Rodri foli në prag të ndeshjes kundër Kroacisë, përballë së cilës do të nisë aventura e “La Rojas në Kampionatin Evropian 2024.
Modric thotë se Spanja është favorite…
Ne e njohim shumë njëri-tjetrin. Jemi përballur disa herë dhe jemi skuadra që e bazojmë lojën në qendër të fushës, në dominimin e kundërshtarit. Ata kanë tre nga mesfushorët më të mirë në botë. Gjëja e vështirë është që ata luftojnë fort dhe e menaxhojnë kohën e lojës, duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Çfarë peshe do të kenë tri kampionatet evropiane në Spanjë kur luhet një turne i tillë?
Ne synojmë kampionatin e katërt evropian dhe ky është mentaliteti. Nuk më pëlqen të mendoj për një afat të gjatë, por të shoh përpara, për ndeshjen e nesërme. Do të jetë vetëm hap pas hapi.
Ndiheni të aftë për të mposhtur rivalët më të fortë?
Ne e kemi dëshmuar këtë. Ne kemi mundur Kroacinë, Italinë… Më kujtohet finalja e Ligës së Kombeve, të cilën e humbëm ngushtë kundër Francës. E kemi të vështirë ta fitojmë. Ka barazi të madhe dhe diferencat janë të vogla.
Me çfarë stili duhet të luajë Spanja sipas jush?
Me stilin që të çon drejt fitores. Çdo kundërshtar është i ndryshëm, ata luajnë ndryshe dhe është gabim të mendosh se një mënyrë e vetme do të të çojë drejt fitores. Duhet të dish të përshtatesh dhe këtë aspekt.
Mbappe thotë se Kampionati Evropian është më i vështirë se Kupa ë Botës…
Nuk do të përfshihem. Dy garat janë shumë të vështira.