Spanja fitoi finalen e madhe të Euro 2024 duke mposhtur Anglinë me rezultat 2-1.
“La Furia” ishin dominues në pjesën më të madhe të takimit teksa golin e avantazhit e shënuan në minutën e 47’të me Nico Williams, shkruan GazetaBlic Sport.
Palmer barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 73’të, kurse Oyarzabal shënoi golin e fitores për spanjollët.
Pas përfundimit të finales, UEFA dha edhe çmimet kryesore për lojtarët më të mirë.
Rodri u shpall lojtari më i mirë i kompeticionit, teksa bashkëlojtari i tij, Yamal fitoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë të kësaj gare.
/GazetaBlic Sport/