Sporti

Roberto Martinez ka disa fjalë për Hazardin

07/14/2018 09:19
nga:Lorik J

Selektori i Belgjikës, Roberto Martinez, i cili po qëndron në ballinat e mediave botërore lidhur me performancën e tij të deritanishme në krye të belgëve e ka ngritur në piedestal kapitenin e kombëtares, Eden Hazard.

Ai ka thënë se futbollisti i Chelseat mund të luajë në secilin ekip evropian, sepse është njëri nga lojtarët më të kompletuar në botë, e kur kësaj i’a shtojmë faktin se është një lider dhe ç’ka është më e rëndësishmja një njeri me personalitet të madh atëherë ç’do fjalë për të është e tepërt shkruan GazetaBlic.

Ai gjithashtu ka folur shkurt edhe për të ardhmen e tij në krye të kombëtares nga Beneluksi duke thënë me shaka: “Nëse humb dy herë rradhazi le të më shkarkojnë” u shpreh Martinez. /GazetaBlic