Sporti

Roberto Martinez beson se Hazard mund të garojë për Topin e Artë

10/14/2021 09:58
nga:E K

Selektori i Belgjikës, Roberto Martinez, ka këshilluar Hazardin që të luftojë më shumë në mënyrë që të ketë më shumë minuta me Real Madridin.

Trajneri belg, Roberto Martinez ka paralajmëruar Real Madridin se Eden Hazard është i aftë, por se ai duhet të luajë rregullisht për të arritur formën që e bëri atë një nga lojtarët më të mirë në botë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nëse Hazard do të luftojë për Topin e Artë në të ardhmen? Pa dyshim që pjesa e parë kundër Francës më bën ta besoj këtë. Realiteti është se situata e Hazard nuk është e mirë. Të gjithë jemi të shqetësuar. Është një lojtar që duhet të luajë për të arritur gjendjen më të mirë fizike. Ajo që pashë ishte se ishte klinikisht e përsosur“, tha Martinez.

/GazetaBlic Sport/