Sporti

Robert Kovac, kandidat i mundshëm për postin e trajnerit të Manchester United

01/20/2026 13:08
nga:Mergim Rreci

Manchester United ka nisur kërkimet për trajnerin e ri pas shkarkimit të Ruben Amorim.

Sipas mediave angleze dhe gjermane, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë hedhur shikimim te trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovaq.

Kroati po analizohet për përvojën e tij në klube të mëdha dhe disiplinën taktike, edhe pse puna e tij te Dortmundi nuk ka bindur plotësisht tifozët.

Për momentin, Michael Carrick vazhdon si zgjidhje e përkohshme, ndërsa United po shqyrton disa opsione për të rindërtuar projektin dhe për të dalë nga kriza e vazhdueshme.