Showtime

Robert Berisha për GazetaBlic: Po filloj me koncerte, ishalla po e ngrehi këmbën zhag edhe për kolegët e mi

06/10/2020 13:17
nga:L I

Robert Berisha këtë të shtunë do të mbaj mbrëmjen e parë muzikore, pas një pauze tre mujore për shkak të pandemisë Covid-19.

Në një prononcim për GazetaBlic këngëtari ka treguar se që nga 1 marsi e deri tani kishte anuluar plot 30 mbrëmje muzikore.

“Është e vërtetë që është mbrëmja ime e parë pas tre muajve dhe nga 1 marsi deri tani unë kam anuluar 30 mbrëmje. Kjo është e para në Ulqin pas pandemisë, pasi Ulqini ka filluar qe një muaj me mbrëmje muzikore, por s’ka turista e janë publik vendas”, tha fillimisht Roberti.

Ai ka uruar që ashtu si ai, shumë shpejt të fillojnë dhe kolegët e tij me performancat e tyre, pasi duhet mbajtur familjen.

“Shpresoj që korriku dhe gushti për neve këngëtarët dhe profesionet tjera që janë zingjirë të fillojnë me punu sa më shpejt se kanë familje dhe hargjime, e jeta duhet me vazhdu. Kështu që po fillojmë me këtë të shtunë e ishalla e ngrehi këmbën zhag e fillojnë gjithë kolegët me mbajt mbrëmje muzikore”, vazhdoi ai.

Gjithashtu, këngëtari tha se ai do respektojë vendimin e Qeverisë për të filluar me mbrëmjet e tij në Kosovë.

“Për në Kosovë unë do pres vendimin e Qeverisë, edhe pse këtë punë është dashtë me e kry dhe lokalet, me marrë një leje për këto mbrëmje që mos me pas probleme, e me ardh policia në gjysmë të natës me e ndërpre koncertin”, përfundoi Berisha për GazetaBlic.

Ndërsa, po kështu ka vendosur edhe Leonora Jakupi, e cila tha se do respektojë të gjitha masat e marra nga Qeveria.

Leonora Jakupi për GazetaBlic: Unë i respektoj institucionet e vendit nuk mbaj mbrëmje muzikore në kohë pandemie