Showtime

Robert Berisha është ambientuar me qëndrimin në konvikt, tani po argëtohet duke lozur ‘bilardo’

03/26/2020 17:06
nga:L I

Ka një javë që Robert Berisha po qëndron në karantinë në konvit, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht këngëtari u shpreh se aty kushtet ishin të tmerrshme dhe se sipas tij rrezik se do merrte aty virusin.

Robert Berisha futet në karantinë në konvikt: Ik prej virusit hajde në virus

Më pas këngëtari përmes një postimi tha se ato fjalë i kishte thënë nga nervozizmi dhe se aty kushtet ishin në rregull dhe trajtimi ishte i duhur.

Madje këngëtarit i sollën dhe një instrument muzikor, por që më pas iu mor pasi u thyen rregullat e karantinës.

E duket se tashmë këngëtari është ambientur me qëndrimin në konvikt, ku edhe së fundmi ka publikuar një video duke lozuar ‘bilard’ me Rinor Hykollin, menaxherin e Taynës.

Robert Berisha dhe gjithë të tjerët do të qëndrojnë për dy javë në karantinë.

/GazetaBlic