Lajme

Rivotimi në Istog: Barten me makina private votuesit nga komunitetet

12/17/2017 14:16
nga:anonymous1000144531

Në fshatin Kovrage janë parë tri makina – një e tipit BMW, një tjetër Volkswagen – Glof dhe një Mercedes – duke bartur qytetarë drejt qendrave të votimit në Istog.

Bartja e qytetarëve ka ndodhur gjatë gjithë kohës në këtë pjesë.

Klan Kosova ka pyetur disa prej atyre që janë dërguar për të votuar, por ata kanë thënë se këtë po e bëjnë me qejf dhe askush nuk po i detyron.

Klani ka pyetur edhe dy kandidatët për kryetar, Haki Rugovën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Gani Dreshajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por të dy ata nuk është se janë shprehur të jenë kundër një gjëje të tillë.

 

01/13/2018 19:43

Demarkacioni mund ta çojë sërish vendin në zgjedhje