Sporti

River Plate fiton rreth 41 milionë euro nga shitja e Enzo Fernandez tek Chelsea!

02/01/2023 10:22
nga:Lorik J

River Plate do të marrë afërsisht 41 milionë euro për transferimin e Enzo Fernández te Chelsea.

Shitja më e shtrenjtë e River Plate është Saviola në Barcelonë për 35 milionë euro dhe tani ata do të marrin 6 milionë euro më shumë se kaq. Interesant është fakti se kjo shumë i transferohet ekipit argjentinas jo nga shitja e tyre direkt, por nga kontrata që ata kishin bërë pas shitjes së Enzos tek Benfica, përcjell GazetaBlic Sport.

Fernandez ishte transferuar tek Benfica nga River Plate në qershor për 10 milionë euro, teksa klubi ka vendosur 25% të kartonit të tij në shitjet e ardhshme.

Dje, Enzo Fernandez kompletoi transferimin e tij tek Chelsea për 121 milionë euro, andaj sipas kontratës, River Plate do të fitojë tani 41 milionë euro nga kjo shitje.

/GazetaBlic Sport