Lajme

Rivarroset foshnja e masakruar nga forcat serbe (Video)

12/28/2017 22:04
nga:M H

Në Izbicë është rivarrosur foshnja gjashtëmuajshe e cila u masakrua nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Edhe në këtë ditë dhimbjeje u kërkua nga Qeveria që të punojë më shumë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve të tjerë.

Trupi i vrarë i Dafina Qelajt, së bashku me qindra banorë tjerë të fshatit Izbicë të Skenderajt, ishin dërguar në Serbi nga kriminelët serbë për t’i zhdukur gjurmët e tyre.

 

Por, pas shumë vitesh pritjeje, eshtrat e saj iu kthyen familjes. Ajo u rivarros në Kompleksin Memorial të varrezave të fshatit.

Përfaqësuesi i familjes së personave të pagjetur, Bajram Çerkini, si dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kërkuan nga Qeveria të punojë më shumë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve të tjerë. Ndërsa, njëri nga këshilltarët e kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka, tha se Ekzekutivi po punon në këtë drejtim.

Në Kosovë numri i të pagjeturve që nga paslufta është 1658 persona. /rtk/

PRESIDENTI NDERON KUKSIANËT

PRESIDENTI NDERON KUKSIANËT

Publié par RTK sur jeudi 9 novembre 2017

 

 

05/06/2018 20:12

Çfarë thotë hoxha i Vrellës që iu la fëmija i sapolindur mbi veturë?