Sporti

Rivalët e dikurshëm dalin në mejdan, ‘Toki’ kundër ish-skuadrës

09/14/2018 12:06
nga:M K

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

Njëri nga takimet më interesante pritet të zhvillohen në Prishtinë, ku skuadra me po të njëjtin emër e pret të rikthyerin në elitën e futbollit kosovar, Ferizajin shkruan GazetaBlic.

Deri më tani, kryeqytetasit kanë regjistruar dy fitore ndaj Trepçës’89 dhe Drenicës, derisa kanë barazuar me Ballkanin e Suharekës xhiron e kaluar.

Djelmoshat e Josës këtë fundjavë do të tentojnë t’a vazhdojnë ecurinë pozitive, ndërsa pritet të jetë një duel i vështirë për ‘Ujqit’ që nën urdhërat e trajnerit të dikurshëm të Prishtinës, Afrim Tovërlanit, do të mundohen që së paku të arrijnë një rezultat pozitiv.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në këtë përballje, kurse ne do t’iu raportojmë nga vendi i ngjarjes.

/GazetaBlic/

09/13/2018 18:02

Maturantët e kësaj komune do të shkojnë në ekskursion në pranverë