Sporti

Rivaldo: Neymar ka personalitet, të rrallë janë ata që mund të luajnë përkrah Messit

04/04/2020 08:47
nga:M K

Ish-ylli i Barcelonës, Rivaldo, ka komentuar një lëvizje të mundshme të bashkëkombasit të tij, Neymar në “Camp Nou”.

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për një rikthim të fantazistit, që duket se nuk po arrin asesi ta merr primatin në PSG, pas shpërthimit të Mbappes, përcjell GazetaBlic.

Problemet e shumta që e kanë shoqëruar atë, kanë bindur në njëfarë mënyre edhe kampionin aktual francez që ta reduktojë çmimin e kërkuar për të.

Ndërkaq, Rivaldo, ka thënë se është problem të luash përkrahë Messit. Kjo është vërejtur në të kaluarën, ku shumica e lojtarëve dështonin, por Suarez e Neymar janë futbollistë të atij lloji që kanë personalitet.

“Viteve të fundit, kemi qenë dëshmitarë se shumë lojtarë të vlefshëm nuk arritën të luanin përkrah Messit, duke mos përmbushur as pritëshmëritë minimale. Por Neymar, është si Luis Suarez, pra nga ata të paktë që nuk ndjen presion në fushë, duke luajtur me personalitet”, tha ndër të tjera kampioni i botës me “Seleçaon”.

/GazetaBlic/

06/03/2020 13:58

PSG vendos çmimin e Neymarit