Showtime

Rita vazhdon me shfaqje të ‘nxehta’ në Itali

08/20/2019 17:24
nga:Y Ramadani

Rita Ora po vazhdon pushimet e saj në Mediterran.

Tani në një palë bikini me ngjyrë të zezë, Rita Ora shfaqet sërish provokuese nga Sardinia.

Bukuroshja kosovare është fotografuar teksa po shijonte një ditë tjetër me diell në jahtin privat.

Ajo madje është argëtuar me motoskaf në detin Mesdhe, duke bërë disa xhiro nëpër ujë.

Rita ka filluar pushimin në Itali javë e kaluar dhe siç duket do ta mbyllë verën atje.