Showtime

Rita Ora publikon video duke vizatuar pa sutjena dhe tregon se i ka operuar bajamet

02/14/2020 09:58
nga:Mergim Rreci

Rita Ora e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet duke vizatuar, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen edhe me gjoksin e saj, pasi ka zgjedhur të mos veshë jelekë.

Në përshkrimin e videos, shqiptarja 29-vjeçarje ka treguar se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për heqjen e bajameve dhe se procedura ka qenë e dhimbshme.

“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”.

 

https://www.instagram.com/p/B8hibeAFsxV/?utm_source=ig_embed

“Unë besoj shumë në rregullimin e qëllimeve në universin që dëgjon. Po ashtu, mësimi i gjërave të reja ka qenë gjithmonë fiksimi im”.

“Nuk jam Moneti (Claude Monet, piktor francez), por më pëlqejnë shumë ngjyrat. Prandaj i kam bërë disa kartolina të shpejta për ditën e të dashuruarve për ata që i dua. Urime dita e Valentinit të dashuruar”, ka shkruar Rita në përshkrim. /Telegrafi/