Showtime

Rita Ora publikon foto provokuese, prezantuesi i famshëm britanik dëshiron të bëjë një fëmijë me këngëtaren

08/10/2018 12:01
nga:Gazeta Blic

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe të famshme në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa publikon edhe imazhe mjaft provokuese.


Një të tillë e ka sjell edhe ditë më parë në llogarinë personale në Instagram, ku marr një koment mjaft interesant.

Në fakt, prezantuesi i njohur i Radio 1 të BBC, Nicholas Grimshaw i ka kërkuar që të bëjnë një fëmijë.

“A mund ta bëjmë fëmijën tani”, ka komentuar britaniku në imazhin e publikuar të biondinës.

Kjo nuk është hera e parë që 28-vjeçarja që ngacmohet prej Grimshawit, pasi që në të kaluarën i kishte kërkuar live edhe të martohet pas performancës në Teen Choice Awards.

Por, shtrohet pyetja se kush është Nicholas Peter Andrew “Nick” Grimshaw?

Ai është prezantues në radion BBC. Britaniku është 32-vjeçar dhe së fundi ka qenë moderator i Breakfast Show të radio publike britanike.

Vjen prej qytetit të Manchesterit ndërsa aktualisht jeton në Londër.

Nicku ka punuar edhe në Channel 4 dhe për emision e këtij televizioni, Chart Show. Në vitin 2015 ishte edhe një prej gjyqtarëve të X Factor britanik.