Showtime

Rita Ora kopjon Dua Lipën në videoklipin e ri?

03/18/2020 15:53
nga:N S

Këngëtarja, Rita Ora ka publikuar videoklipin e këngës How to be lonely.

Si pothuajse çdo herë, Ora ka arritur të shfaqet më shumë stil dhe joshëse, shkruan GazetaBlic.

Në klip, Rita shihet duke vallëzuar me një grup valltarësh të veshur të gjithë në të bardha. Menyra se si ata shihen duke vallëzuar me njëri-tjetrin e kemi parë edhe në njërin nga projektet e fundit të Dua Lipës.

Physical, Dua e publikoi në YouTube një muaj më parë, në njërën nga sekuenca e klipit mund ta shohim artisten duke kërcyer me një grup valltarësh, të njëjtën gjë që Rita e ka bërë në klipin e sapo publikuar. E po, kjo është një koinçidence apo më të vërtetë Ora është inspiruar nga Dua mbetet të shihet por nuk mund ta përjashtojmë pasi që Lipa po shihet të jetë më e suksesshme në muzikë se Rita.

Shikojeni të dyja klipet më poshtë dhe shiheni ju vetë.

 

Ndryshe, How to be lonely nga Rita u prit mirë nga fansat e saj. Në këtë projekt muzikor të publikuar pas 5 muajve pauzë rikthehet këngëtarja. How to be lonely, ajo e ka publikuar në platformën YouTube ditë më parë ndërsa sot lansoi edhe videoklipin.

/GazetaBlic/

07/07/2020 17:35

Dua me poza joshëse, tregon ngjyrën që ka marrë nga pushimet verore