Showtime

Rita Ora i rikthehet ish të dashurit!

12/06/2018 14:54
nga:Natyra

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora po shijon suksese të shumta në jetën e saj profesionale, shkruan GazetaBlic.

Rita, është njëra nga këngëtaret e cila komentohet mjaft shumë për jetën e saj pasi që bukuroshja shqiptare njihet se ka pas shumë lidhje të dashurisë, por siç duket asnjë nuk ka qenë e përshtatshme për të.

Nuk ka shumë kohë në një intervistë, Rita tha se është ndarë i dashuri i saj i fundit Andrew Wat, dhe vazhdon të shijojë jetën pa ndonjë romancë dashurie.

Po ashtu ajo tha se një herë në jetë ka qenë e dashuruar me dj Calvin Harris, me të cilin ishte në lidhje por ka kohë që janë ndarë.

Së fundi sipas mediave të huaja me sakt ‘The Sun’, javën e kaluar, një burim tha ‘Rita dhe Andrew janë në fazën e hershme të romancës’.

Këngëtarja 28-vjeçare, bëri një shfaqje elegante kur doli nga një veturë, 27-vjeçari shkoi në këmbë në hotel.

Andrew, i cili më parë kishte bartur flokët të gjatë, i cili tashmë i ka prerë, kishte të veshur një xhaketë me shirita.

Kjo vjen pas njoftimeve se Rita po takon aktorin Garfield, i cili njihet për rolin e Spider-Manit.

Ndryshe, Rita po shijon suksesin e albumit ‘Phoenix‘./GazetaBlic/ NATYRA

 

12/15/2018 01:01

Moti ‘befason’ vikendit