Showtime

Rita Ora më e zhveshur dhe më e nxehtë se kurrë, në klipin e ri

12/07/2017 17:15
nga:F.B

Ajo është bërë e njohur falë figurës së saj të hollë senzacionale, si fytyrë e markës së njohur botërore Tezenis, përcjellë GazetaBlic.

Dhe, Rita Ora ishte goxha e sigurt në vete këtë të enjte. Këngëtarja, 27-vjeçe është parë të largohej me asgjë tjetër pos me një palë pantallona me të cilat ajo dukej goxha e nxehtë përderisa kërcente duke kënduar këngën e saj, hitin ‘Anywhere’, në një klip të ri.

Në klip, krijuesja e hitit ‘RIP’ u pa teksa po bënte lëvizjet e saj përderisa ishte e veshur me një bluzë të zezë dhe të verdhë dhe me doreza.

Duke mos u ndalur me kaq, ajo e ndryshoj modelin duke dalë vetëm në jelek me ngjyrë të zezë dhe me pantallona me material lateksi, shkruan DilyMail.

Përderisa në shumicën e videos ajo shihet duke kërcyer, Rita është parë duke i hedhur flokët e saj nga njëra në në tjetrën e duke i rrotulluar dhe duke buzëqeshur para syrit të kamerës.

Rita, po ashtu gjatë viti 2015 dhe 2016 kishte bërë dy botime të kalendarit tha për projektin e saj të ri: ‘Pres ta bëjë këtë për çdo vit! Kohë shumë e mirë dhe më rikujton sezonin festiv’.

© DailyMail – GazetaBlic

12/12/2017 13:39

Rita Ora publikon pjesën e dytë të “Anywhere” (Video)