Showtime

Rita Ora i ‘çon peshë’ britanezët me këtë veshje në koncert

05/17/2018 14:26
nga:L I

Rita Ora këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në botën e showbizzit, shkruan Gazeta Blic.

Të premtën e kaluar ajo lansoi projektin e ri me titull “Girls” në bashkëpunim me Bebe Rexha, Cardi B dhe Charlie XCX, këngë kjo e cila u komentua shumë për atë çfarë fliste në këngë, ku shumë e komentuan edhe si ofendim nga komunitetit LGBTI.

Mirëpo, Rita Ora doli me një sqarim, ku kërkoi falje për tekstin e këngës, duke shpjeguar se ai është një histori personale e saj dhe nuk ka pasur për qëllim të ofendoj askënd.

Është zbuluar se kënga i është dedikuar ish të dashurës së saj, modeles Cara Delevigne, lidhje kjo e shumë viteve më parë, kur dyshja ishin të pandara nga njëra-tjetrën, e që atë kohë të pyetur nga gazetarët ato as e kishin mohuar as pohuar një gjë të tillë.

Cara Delevigne dhe Rita Ora

Rita Ora ditën që lansoi projektin e ri “Girls” filloi dhe turin e saj evropian, nga ku dhe po publikon fotografi e video të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet e veshur me të bardhë, veshje kjo e cila i nxjerrë zbuluar pjesën e barkut dhe gjoksit, e që Rita po duket me plot stil dhe tejet në formë.

Veshje kjo gjatë koncertit të mbajtur në Birmingham’s O2 Academy, ku argëtoi fansat britanez me këngët e saj./GazetaBlic

What was your favourite part??? #GirlsTour #GirlsOUTNOW mwah!!!! 💋

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

10/21/2018 11:57

Rita Ora ‘ia vë flakën’ duke kërcyer me këngën e Shpat Kasapit, s’ka kush që e ndal