Showtime

Rita Ora arrin në Kore, fansat e mirëpresin në aeroport

08/14/2019 09:48
nga:Natyra

Rita Ora u befasua nga fansat me të arritur në Kore.

Rita Ora për disa ditë me radhë pushoi në plazhet e Spanjës, për të vazhduar më tej me turneun e koncerteve nëpër botë.

Këngëtarja pas disa koncerteve në Evropë, mori rrugën për në Azi, ku do të vazhdojë me performanca.

Destinacioni i parë i saj ishte Korea, ku me të arritur aty motra e saj, Elena, publikoi pamje nga aeroporti.

Këngëtarja atje u prit nga një grup fansash, të cilët dëshironin fotografi me të si dhe nga një autograf.