Showtime

Rita e entuziazmuar që ndodhet në Kosovë (VIDEO)

02/17/2018 13:46
nga:N S

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora pas arritjes në Kosovë ka thënë se ndihet e entuziazmuar që ndodhet këtu, njofton Klan Kosova.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë nga vetura menjëherë pasiqë ka dalë nga Zona Vip i Aeroportit Ndërkombëtar i Pristhinës.

Rita ka ardhur në vendlindje me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës me ç`rast do të performojë në koncertin që mbahet në sheshin “Skenderbeu” në orën 20:00.

paraprakisht në orën 15:00 ajo do të mbajë një konferencë bashkë me Këshillin Organizativ për shënimin e këtij përvjetori.

Ndërkaq, në orën 15:15 do ta takojë Kryeministrin, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

10/19/2018 17:28

Rita Ora vjen me shumë surpriza gjatë muajt nëntor