Cool

Risia në Instagram që do t’i marrë në qafë këngëtaret e estradës, mund t’ua mbyllë edhe llogaritë

07/20/2019 15:11
nga:L I

Instagram po forcon politikat e saj të moderimit, duke shtuar një njoftim të ri që do të paralajmërojë njerëzit që shkelin rregullat kur llogaria e tyre është afër fshirjes, shkruan The Verge, përcjellë GazetaBlic.

Njoftimi do t’u tregojë përdoruesve historinë e postimeve, komenteve dhe storjeve që Instagram ka hequr nga llogaria e tyre, si dhe arsyen e heqjes. “Nëse ju postoni diçka që është kundër udhëzimeve tona përsëri, llogaria juaj mund të fshihet,” thuhet në faqe.

Instagram do t’i japë përdoruesve një shans për të apeluar vendimet e tij. Vetëm disa lloje të përmbajtjes do të jenë në gjendje të apelohen në fillim (siç janë fotot e larguara për lakuriqësi ose gjuhë urrejtjeje), dhe Instagram ka në plan të zgjerojë llojet e apelimit të përmbajtjes në dispozicion me kalimin e kohës.

Gjithashtu, përdoruesit do të informohen për kur dhe pse llogaritë e tyre janë mbyllur nga kompania – duke pasur gjithashtu të drejtë të ankohen për mbylljen e llogarisë./GazetaBlic