Showtime

Rina Balaj dhe i dashuri i saj nisin pushimet në Dhërmi

05/22/2020 17:56
nga:L I

Ka disa muaj që Rina Balaj është shpërngulur në Shqipëri për të jetuar shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja bashkë me të dashurin e saj Sin Boy kanë zgjedhur që të relaksohen këto ditë duke qenë se edhe masat janë lehtësuar nga Qeveria atje.

Të dy kanë udhëtuar drejt Dhërmiut e Sarandës, ku ka qenë Rina ajo e cila ka publikuar pamje.

Këngëtarja shfaqet e veshur me bikini shumë-ngjyrëshe, ndërsa ka theksuar format trupore që posedon.

Ndryshe Rina Balaj dhe Sin Boy u larguan muaj më parë nga label-i On Records për të vazhduar punën së bashku.

/GazetaBlic