BLIC.TV

“Rimëkëmbja e ekonomisë” – Tema kryesore e dokumentarit “Expose”

09/11/2020 19:20
nga:M K

Qeveria, qytetarët, ekonomia dhe rimëkëmbja e saj janë etiketimet kryesore të edicionit të sontëm të emisionit “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

I titulluar “Rimëmbja e ekonomisë”, emisioni në fjalë vë në pah rrugëtimin e organeve shtetërore në këto muajt e përballjes me pandeminë.

1. Si rrodhën gjërat deri tani?
2. Si pritet të rrjedhin në vazhdim?
3. Cili do të jetë fokusi i departamenteve ekonomike kosovare për ta përballuar më lehtë sfidën në fjalë?
4. Si e shohin gazetarët e ekonomisë gjendjen aktuale dhe të ardhmen potenciale?

Njohës të fushës së ekonomisë dhe jo vetëm, përgjatë 40 minutave do të shpalosin tek ju të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me atë sesi rrodhën gjërat deri tani, e si pritet të rrjedhin ditëve në vijim.

Me fillim nga ora 20:10, televizioni Kanal10, portali GazetaBlic e platformat sociale të mediave në fjalë, nuk kanë alternativë.

/GazetaBlic/

09/18/2020 19:26

Dështimi i shtetit përballë krimit