Gerard Martin mund ta gjejë veten në formacionin titullar përsëri të dielën kur Barcelona do të përballet me Real Madridin në El Clasico.
Sipas Diario AS, Hansi Flick do të vazhdojë të mbështetet te Martin për shkak të dëmtimit të Balde dhe faktit që i riu e ka impresionuar trajnerin gjerman kohët e fundit.
Balde megjithatë pritet të jetë në skuadër për ndeshjen kundër Real Madridit dhe mund të luajë si zëvendësues.
Ai pati sot seancën e parë stërvitore me grupin, tre ditë para ndeshjes kundër Real Madridit.
/GazetaBlic Sport


