Sporti

Rikuperimi i Kaliniç dhe Biglias, objektiv i Gattusos

01/13/2018 14:11
nga:Y.K

Me 28 pikë pas 20 javësh, zona Champions është një utopi për Milanin, që edhe pas ndryshimit në pankinë nuk po arrin të gjejë vijimësi në rezultate.

Ndonëse edhe Gattuso nuk po realizon pritshmëritë, duket se drejtuesit e Milanit nuk kanë ndërmend ta largojnë para verës, por me ndryshimin se tani i kanë ndryshuar objektivat.

Për pjesën e mbetur të sezonit, Fassone dhe Mirabelli i kanë kërkuar trajnerit të Milanit, rikuperimin dhe kthimin në formën më të mirë të mesfushorit argjentinas, Lucas Biglia dhe sulmuesit kroat, Nicola Kaliniç.

Të dy këta futbollistë, i kushtuan kuqezinjve rreth 50 milionë euro dhe janë ndër elementët me më shumë eksperiencë në Serinë A, ndaj edhe drejtuesit synojnë që të arrijnë të marrin më të mirën prej tyre, për t’u besuar frenat e lojës sezonin e ardhshëm.

Biglia ka luajtur vazhdimisht si titullar në javët e fundit, ndërsa Kaliniç ka përfunduar në stol, për t’i bërë vend të riut Cutrone, por duke filluar nga java e ardhshme, pritet që kroati të rikthehet titullar.

11/29/2017 09:28

Kjo është karikatura më e re e Gattusos (FOTO)