Opinion

Rikthimi im në LDK

03/26/2020 18:56
nga:Kreshnik Kokollari

Shkruan: Kreshnik Kokollari

Rikthimi im në LDK

Të dashur miq,

Unë aktivitetin tim politik si i ri, dikur rreth moshës 16 vjeçare e kam filluar në LDK, pra në Forumin Rinorë të LDK-së.

Me shumë, aktivitete e ndonjëherë pushtoheshim nga ndjenja se nesër edhe mund të jemi, diku lart në pozita sepse politikën e shihnim vetëm si mundësi pozicionimi.

Kur, fillova duke u pjekur, ani pse jo ndoshta tërsisht shpreha gatishmërin me ju bashku Forumit, jo tani si anëtar por si person që do kërkonte përgjegjësi.

Dhe shpalla kandidaturën time ne Kuvendin Rinorë, ku edhe u pata zgjedhë Kryetar i Forumit Rinorë të LDK-së Dega në Prizren.

Megjithëse shpresat e mëdha dhe plane plot, ishte edhe një gjë tjetër që unë përtej dallimeve ofrova afër vetes njerëz me potenciale të ndryshme, të fushave të ndryshme por edhe kundërkandidatët e mi i ofrova për unifikim të përbashkët.

Unë isha Kreshniku, i cili besonte se me figura të reja brenda partisë edhe do fitonim Prizrenin edhe Kosovën, kur Dr.Avdylin, pra Haxhiun e ofruam si figurë të re dhe si mundësi e re për ringjalljen e LDK-së në Prizren, edhe ja u bë e zgjodhëm.

Ne që njihnim kronologjinë e lidershipit të LDK-së ishim të vetëdijshëm se përafrimin minimal me ish Kryetarin e Degës, Profesor Eqrem Kryeziu ishte mëse i paarritur madje i pamundshëm.

Zotëri Haxhiu në vend se të vazhdonte të mirrej me Prizrenin, filloj si kalorës i verbëruar të joshej nga mundësia për t’u bërë më i rritur brenda LDK-së, pra mbi Kuvendin famëkeq të LDK-së të 2015’tës, siç dukej insistonte se mund të bëhej njeriu numër dy në parti.

Gjithësesi se mendojë se edhe pse ai i rritur në moshë ishte papjekur e tij, sepse duke e njohur raportin me Prishtinën, Haxhiu në atëbotë qohej dhe përkrahtr zonjën Vjosa për Kryetare gjë që neve ishim të përgaditur për një formë të zgjedhjes se Zotni Mustafa si Kryeministër përherë të parë nga rradhët e LDK-së do duhej të vazhdonte si Kryetar i Partisë.

Ndodhi si ndodhi, z Avdyli e pa që kishte gabuar, dhe menduam se do përmisohet.

Iku kuvendi, dhe unë fillova të pajtohem ndoshta me një qasje të Avdylit se kishte ardhur koha për një gjeneratë të re brenda LDK-së, dhe përherë të parë mora guximin në njërin prej takimeve shumëorshe me Kryetarin Mustafa , njëherësh ishte edhe Kryeministër i vendit i thashë këto fjalë: “LDK-ja zotëri Kryetar nuk mundet me qenë pronë e askujt, madje as Forumi si i tillë, ama z Kryetar është e pandershme z Kryetar me u afrimu emra që një pikë ndjersë nuk e kanê derdhur për LDK-në e tash nau bën, këshilltarë e supermen që mbanin ka tre pozita, nga dy sosh në Prishtinë e nga një në qytetet e tyre.

Z Kryetar, Forumi i Rinisê do duhej me qenë promotor i proceseve brenda partisë dhe jo mundësi me u fotografu(bilem këtë të fundit e kam thanë edhe në postime të miat), dhe z Kryetar Ministrat e LDK-së nuk na njohin ma Kryetar, sepse ata tashmë kanë pozitën”.

Doli si doli, unë isha pjesmarrës i një ekipe që Kryetari do derzertonte, madje do ikte në PDK, në të keqen më të madhe të Kosovës, ai ai do i atribohej.

Filluan një nga një zhgënjimet, jo për faktin pse nuk u pozicionuam por përse ishte e pakuptimtë më vrapimi si i verbër, se konsideroja se nuk e kam më rradhë të luaj rolin e militantit, por të marrjes së përgjegjsisë brenda për brenda.

Dhe erdhi si rrjedhim, dorëheqja ime, tërheqja nga partia mbi shumë arsye: nga paknaqësia me kolacionin, gjë që e kisha kundërshtu por ja që u dasht me u amortizu dhe me pranu si fakt, nga një qasje diskirminuese në raport me Forumin, dhe një gjë e fundit të cilën më vinte keq ta thoja, se Forumi Rinorë më nuk ishte asgjë tjetër, pos një strukturë e njerzëve që kanë ide e plane, por ju ngelin vetëm në letra qê në fund do mbuloheshin nga pluhuri nëpër sirtaret e arkivat e Partisë.

Pjekuria dhe njohja përtej politikës të ofron shumë për të kuptuar, njerëzit, qasjen, diskursin, gabimet e tua dhe të tjerve por edhe një formë tjetër e reagimit, nga rrafshi i shoqërisë civile dhe aktiviteti i parreshtur rreth katër vite, ku më ndihmuan të rritem dhe të mos flas më me ndjenja mbi politikën.

Unë në konkludat e mia kam thanë dhe them, neve do jemi të përgjumur dhe të paaftë në rast nuk arrijmë të flasim dhe të reagojmë për padrejtësitë që bëhen në emër tonëZ

Do të jemi të paaftë por u verbëruam politikisht dhe të mendojmë me mendësi të zhvatjes, plaçkitjes së parasë publike, por dhe do jemi bashkfajtor po përkrahëm banditë e debilla që kanë afera korruptive dhe vazhdojnë të jenë në krye të oxhakut.

Por megjithse unë një gjë nuk e bëra, rrugëtimin në ndonjë Kamp politik, sepse nuk isha i tillë edhe nuk jam, sepse besojë që Kosova pa të djathtën do ishte vetëm një krijesë e çmendur e një mentaliteti primitiv e bolshevik, që nuk do mund të dilte nga transformimet nga agrare në socializëm, nga socializimi në liberalizëm.

Andaj, fillova të i thërras arsyes dhe të vlerësoj individ dhe programe,jo më grupe e bandita.

Por, tundimi i im për t’u rithyer në LDK ishte Kandidmi i zonjës Osmani, sepse me të shume pak nuk kishim pajtime, e shumëçka kishim.

Pse përmenda një formë të kronogjisë të aktivitetit tim, dhe pse përmenda emra, më është dashtur sepse Dr.Haxhiun e vlerësojë si një mjek perfekt, pra neurokirurg shembullorë dhe njeri i jashtëzakonshëm, por shumë naiv në politikë dhe i ngutshëm në vendime.

Por gjithësesi, pas ndodhive të fundit, pas një lufte të ashpër ndaj LDK-së, dhe duke besuar ende ne vlerat që ka e jo domosdomshmërisht në lidershipin e saj, dhe me shtyrjen e shumë miqve të mi ju njoftojë që nga sot, njoftojë z Anton Quni Kryetar i Degës së LDK-së në Prizren dhe të gjithë miqtë e mi të cilët janë të pavendosur dhe të cilët edhe janë zhgënjyer me zhvillimet e fundit, të bashkohen me mua, në betejën e re, të një ndryshimi nga brenda e deri në nivel vendi.

Ky udhëtim e di që jetë mjaft sfidues, e me shumë vështirësi por jam i bindur se do ja dalim.

Andaj, nga sot edhe zyrtarisht rikthehem aty ku e kam nisur, pra në LDK për të vazhduar misionin e ruajtjes së miqësisë së përherëshme me Miqtë tanë dhe ngritjen e LDK-së dhe ruajtjen e saj si një Aset Kombëtar.

Ne do ja dalim,
Zoti na ndihmoftë!

Sinqerisht Kreshnik Kokollari