Sporti

Rikthim i pabesueshëm në takimin Cagliari – Sampdoria, nga 1-3 në 4-3 për 20 minuta!

12/02/2019 22:57
nga:Lorik J

Një rikthim i pabesueshëm ka ndodhur në Serie A në takimin Cagliari – Sampdoria.

Skuadra e Sampdorias dukej se kishte mbytur ndeshjen – pasi deri në minutën e 70’të ishte duke fituar 1-3, përcjell GazetaBlic.

Por për më shumë se 20 minuta, gjithçka ndryshoi dhe në fund fitues dolën vendasit, që për një kohë shumë të shkurtër arritën të shënojnë tre gola për tre pikë.

Heroi i këtij dueli ishte padyshim, Cerri i cili realizoi në minutën e 96’të për të vulosur fitoren e vendasve.

Cagliari pas kësaj fitore ruan vendin e katërt me 28 pikë, kurse Samp pozicionohet në pozitën e 17’të me 12 pikë.

Ja goli i Cerri i cili vendosi takimi:

VIDEO