Sporti

Rikthehet teniserja ruse, Sharapova në fushë pas 4 muajsh pushim

06/12/2019 14:45
nga:Ideal

Tenistja ruse Maria Sharapova, aktualisht numri 86 në botë, do të rikthehet të luajë pas 4 muajsh pushim.

Ish-numri 1 në botë për femra ka zyrtarizuar se ka marrë një ftesë nga organizatorët e turneut të Majorkës (turneu nis më 17 qershor).

Pas grand slam të Australian Open, bukuroshja ruse garoi edhe në turneun e shtëpisë, në Shën Petërburg dhe më pas u operua në krah.

Për pasojë, ajo nuk luajti asnjë ndeshje në turnetë e fushave me dhè. Qëllimi i ruses ka qenë që të jetë gati për turnetë që luhen në fushat me bar, që nisin javën e ardhshme.

“Dua të falënderoj organizatorët e këtij turneu për ftesën dhe mundësinë që më kanë dhënë. Do të jetë një kënaqësi për mua të luaj në këtë turned he të nis përgatitjet për grand slam të Wimbledon”, u shpreh Maria Sharapova.

Në turneun e Majorkës nuk ka për të qenë aspak e lehtë për rusen të triumfojë. Aty do të jenë edhe tenistja gjermane Angelique Kerber dhe ajo bjelloruse Victoria Azarenka, dy ish-numrat 1 në botë./t.s/